“Jeta më ka mësuar të jem përballë të papriturave”, Gjiknuri komenton shkarkimin nga PS: S’ndihem i braktisur nga Rama, por…

jeta me ka mesuar te jem perballe te papriturave gjiknuri komenton shkarkimin nga ps sndihem i braktisur nga rama por
jeta me ka mesuar te jem perballe te papriturave gjiknuri komenton shkarkimin nga ps sndihem i braktisur nga rama por

Ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri deklaroi se është akuzuar gjithmonë, ndërsa shtoi se jeta e kishte mësuar që t’i bënte ballë të papriturave. Teksa u pyet nga gazetarët nëse ndihej i tradhtuar nga Rama, dhe nëse e kishte lënë atë përballë drejtësisë, Gjiknuri tha se nuk ndihej i braktisur.

“Befasia për disa dhe interesi që shkakton në rrjetet sociale nuk duhet të përbëjë boshtin nga duhet të orientohet koshienca ime. Pas çdo procesi zgjedhor ne i ushtrohemi një procesi analize. Nuk e quaj në ato terma që ju thoni. Për mua fundi i diçkaje është fillimi i një gjëje të re.

Unë jam akuzuar gjithmonë pasi kam mbajtur pozicione kyçe. Nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza të karakterit politik. Ka vetëm një drejtësi që i gjykon, dhe jo opinioni publik krijuar nga vatra të ndryshme politike. Personalisht nuk ndjej asnjë lloj braktisje, jam në komunikim të vazhdueshëm me kreun e partisë, është marrëdhënie e qëndrueshme pune. Sa më pozicione të larta te kesh, aq më tepër edhe do sulmohet.

Hetimi ka vite që ka nisur, nuk më kanë thirrur ndonjëherë, nëse do më thërrasin natyrshëm do të jap shpjegim. Roli i ministrit të energjisë ka qenë periferik…”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts