Jeta si malore, Kuman nuk e ka të lehtë me Barcelonën/ Tjetër nisje e vështirë e sezonit për holandezin










Ronald Kuman nuk e ka mohuar kurrë iluzionin dhe dëshirën e madhe që ka për të drejtuar Barcelonën. Kur e pranoi sezonin e kaluar, edhe pse nuk e kishte refuzuar shumë herë, nuk ishte momenti më i mirë. Holandezi e gjeti skuadrën në një gjendje shoku.

kuman

Dukej sikur nuk do të kishte më keq se kaq dhe sezoni i tij i dytë do të niste pak më i qetë. Por ishte thjesht dëshirë dhe imagjinatë e Kumanit. Sërish ka vështirësi dhe nisja e aventurës së tij këtë sezon është më e vështirë. Një vit më parë, Kuman gjeti një skuadër të dërrmuar dhe të shkatërruar nga humbja 2-8 kundër Bajernit dhe Mesi nisi një burofaks në zyrat e klubit për t’u larguar.

Në një ambient lufte, ku lojtari më i mirë kërkoi largimin, Ansu Fati u dëmtua sapo nisi kampionati dhe që atëherë nuk është shfaqur në fushë. Dukej sikur nuk do të kishte nisje më të vështirë se kjo, por të gjithë gabuam. Pa asnjë dyshim, edhe këtë sezon, starti i kompeticionit është shumë delikat.

KUMAN LAPORTA 1

Tani Mesi nuk ka dërguar një burofaks që kërkon largimin, por është larguar. Dhe më e çuditshmja është se pak ditë më parë Barcelona doli me deklaratën se Mesi do të qëndronte. Deri një javë më parë, problemi i Kumanit ishte se kur do të debutonte Mesi. Por tani duhet që të ndërtojë gjithçka pa ish-kapitenin. Si të mos mjaftojë kjo gjë në aspektin sportiv, edhe gjendja emocionale e barcelonizmit është përtokë. Situata negative nuk lidhet vetëm me Leo Mesin, por edhe me të tjerët. Në skuadër ka shumë lojtarë që nuk konsiderohen pjesë e planeve dhe nuk po largohen.

kUMAN

Nuk dihet ende nëse ata që janë afruar në merkaton e verës mund të federohen në La Liga për shkak të problemeve ekonomike që ka skuadra katalanase. Serxho Aguero u dëmtua dhe do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për afro 2 muaj. Fillimi i sezonit është sërish si një kurth për skuadrën e Barcelonës dhe vetë për trajnerin Kuman. Duhet të dijë ta përballojë këtë presion dhe të bëjë një start të mirë.

Vitin e kaluar, vetëm prej nisjes nuk arriti që të fitonte titullin kampion. Në fazën e dytë bëri mjaft mirë dhe shpreson që këtë sezon të korrigjojë gabimet. Në fakt, gjërat nuk janë në dorën e trajnerit, por edhe të drejtuesve dhe atyre që menaxhojnë klubin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *