“Jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq”, vëllai i Ali Osekut mes lotësh, tregon vizitat në burg dhe dashurinë për pikturën

jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq vellai i ali osekut mes lotesh tregon vizitat ne burg dhe dashurine per pikturen
jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq vellai i ali osekut mes lotesh tregon vizitat ne burg dhe dashurine per pikturen

“Jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq”. Kështu deklaron Shpëtim Oseku, vëllai i Ali Osekut, piktorit të njohur që u nda nga jeta në moshën 80-vjeçare.

Në një intervistë për gazetaren Fatmira Nikolli, mes lotësh Shpëtimi tregon se si i vëllai kishte kontribuar në rritjen dhe formimin e tij akademik.

“Të gjithë kanë dhimbje kur ikën dikush. Ai ka ikur aq lart sa s’do të kem fatin ta takoj më. Jetoi duke pikturuar dhe ashtu vdiq. Unë u mundova të ecë në gjurmët e tij. Po përgatitem që të jem i fortë. Por nuk është e mundur, pasi ndjej një boshllëk. Më edukoi. U rrita duke i shkuar në burg. E mora më pas në Gjermani dhe e deshëm shumë njëri-tjetrin.”, -tha Shpëtim Oseku.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts