“Jo, jo, përgjigje ju lutem”, kërkesa e Ukrainës për F-16, Zelenskyy i drejton me stil pyetjen shefit të NATO-s (Video)

Presidenti ukrainas nuk ka më drojë për kërkesën e tij për avionë luftarakë F-16. Në Lituani, në smaitin e NATO-s, Volodymyr Zelenskyy gabimisht mendoi se një gazetar po i bënte një pyetje se kur aleatët e NATO-s mund t’i siguronin vendit të tij avionët F-16, por ajo kishte për qëllim shefin e NATO-s.

“Për F-16-at, m’u drejtove mua apo ty?”, tha Zelenskyy, teksa vuri në dukje Jens Stoltenberg.

Dyshja shkëmbyen një vështrim përpara se Zelenskyy të qeshte dhe shtoi: “F16?! Jo, jo, pa përgjigje ju lutem”, teksa ky moment ka shkaktuar të qeshura.

Gazetari e kishte pyetur Stoltenberg se sa shpejt mund të priste që vendet e NATO-s t’i siguronin presidentit ukrainas avionët F-16 që ai kishte kërkuar.

Stoltenberg tha se një grup aleatësh të NATO-s krijuan një koalicion të martën për të ofruar trajnime për pilotët luftarakë F-16 nga Ukraina.

Ai shtoi se disa përgatitje tashmë ishin bërë dhe trajnimi do të fillonte “sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Kjo do të mundësojë një vendim të mëvonshëm për të siguruar gjithashtu F-16,” shtoi ai.

F-16 Fighting Falcon është një avion luftarak me shumë role i zhvilluar për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Avioni mund të udhëtojë me shpejtësi deri në 1,500 mph dhe ka një rreze prej më shumë se 2,002 milje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts