“Jo më copëtime për kalkulime elektorale”- Basha: E mbajtëm fjalën, iu dhamë shqiptarëve instrumentin e rindarjes territoriale në bazë të interesit qytetar








Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi vendimin për ngritjen komisionit për Reformën Territoriale, jo si një fitore të Partisë Demokratike, por të qytetarëve shqiptarë.

basha

Gjatë një diskutimi me ekspertë në lidhje me Reformën Territoriale, Basha theksoi se edhe pse PD nuk i ka numrat në parlament, brenda 6 muajve iu dha shqiptarëve instrumentin për një ndarje të re territoriale në bazë të interesit qytetar dhe jo të tekave apo kalkulimeve elektorale të politikanëve.

“Në mënyrë absolute nuk mund të pranojmë një ndarje territoriale që largon shërbimet nga qytetarët, vetëm e vetëm që qeveria të vjedhë 430 milionë euro përmes skemës së inceneratorëve. E para është të kemi një bashkëbisedim real. Jam i vetëdijshëm që dhe fragmentarizimi ekstrem nuk shërben.

Së dyti një decentralizim real i pushtetit që është një nga tiparet reale të partive konservatore dhe Partisë Demokratike. Pushteti më i mirë është pushteti afër qytetarit. Pasi qytetari paguan dhe merr shërbimet që paguan.

Ju ftoj ta nisim këtë rrugëtim, i cili hapet për shkak të vullnetit politik të PD-së. Të enjten e kaluar ka patur një shamatë në media dhe në internet që ka mbytur fitoren reale, jo të Partisë Demokratike, por të qytetarëve. Në këtë parlament ne nuk i kemi votat, por e mbajtëm fjalën, brenda më pak se 6 muajsh iu kemi dhënë shqiptarëve instrumentin e rindarjes territoriale në bazë të interesave qytetar të tyre dhe jo në bazë të tekave dhe qefeve të politikaneve apo kalkulimeve elektorale.

Nuk është kriminale të bësh kalkulime elektorale në një vend demokratik, është kriminale ta bësh vendin copa copa, ose të bashkosh të paimagjinueshmet vetëm e vetëm të rrish në pushtet. Kësaj do t’i japim fund. Komisioni hetimor nga ana tjetër do t’i japë fund aferës së inceneratorëve”, tha Basha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.