“Jo më nepotizëm në parti”/ Meta përjashton Kryemadhin nga Partia e Lirisë? Zbardhet ndryshimi statutor

jo me nepotizem ne parti meta perjashton kryemadhin nga partia e lirise zbardhet ndryshimi statutor
jo me nepotizem ne parti meta perjashton kryemadhin nga partia e lirise zbardhet ndryshimi statutor

Burime për News24 konfirmojnë se Ilir Meta, kreu i PL-së, pritet që me një propozim per ndryshim statutor, të përjashtojë bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin nga strukturat drejtuese të Partisë së Lirisë në nivel qendror dhe lokal.

Gazetari i News24, Osman Stafa mëson se konkretisht propozimi do te jete se dy anëtarë nga një familje nuk duhet të jenë në nivelet drejtuese të partisë. Ilir Meta ishte i ashpër në fjalën e tij përpara anëtarëve te kryesisë, ku tha se do te luftoje nepotizimin ne partine qe ne vitin 2017-te ia la Monika Kryemadhit, për t’u bere Presidenti i Shqipërisë.

Me tej, Meta solli edhe shembullin e PD-se kur tha se dy drejtues te partisë, nuk sjellin asnjë te mire per formacionin politik.

Burimet per News24 konfirmojne se prej disa muajsh ne Partine e Lirisë ka nisur një përplasje e brendshme mes Ilir Metes dhe Monika Kryemadhit, ku e kanë pësuar edhe mbështetësit e ish-kryetares se LSI-se ne nivel drejtuese.

Zyrtarisht nuk dihet se çfarë e bëri Metën dhe Kryemadhin, të cilët pas 20 vitesh nga ku krijuan Lëvizjen Socialiste për Integrim, tashmë po ndajnë rrugët e tyre politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts