Jo vetëm filma, shumë shpejt në Netflix do të ketë edhe lojëra

10:07 21/07/2021

Netflix ka konfirmuar shumë shpejt në platformën e saj do të ketë edhe lojëra për të gjithë abonentët. Deri tani kompania ka konfirmuar se lojërat nuk do të kenë asnjë kosto shtesë për përdoruesit.

Mësohet se përfshirja e lojërave në platformë ka qenë një plan i hershëm biznesi për Netflix, ku në qendër do të jenë përdoruesit nga telefoni.

Duke qenë se kompania po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të ashpër nga shërbimet e reja që janë futur në treg, të tilla si Disney + ose Amazon Prime, lojërat mund t’i sigurojnë një ofertë unike.

Kompania me bazë në Kaliforni pret të regjistrojë 3.5 milionë klientë të deri në fund të Shtatorit, por sërish nuk është brenda pritshmërive të saj.

Gjigandi i prodhimit të filmave deri tani numëron më shumë se 209 milionë abonentë dhe rritjen më të madhe e ka regjistruar vitin e kaluar gjatë Covid-19./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *