
22:07 23/03/2022
Presidenti amerikan, Joe Biden ka mbërritur në Bruksel për një seri takimesh me liderët botërorë. Biden do të marrë pjesë nesër në samitet kryesore të NATO-s dhe vendeve të G7.
Qëllimi i takimeve është koordinimi i veprimeve të përbashkëta për sigurinë energjetike të Evropës dhe reagimi ndaj agresionit rus.
Shtëpia e Bardhë konfirmoi më herët sot se ai gjithashtu do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për të diskutuar mbështetjen për Ukrainën. Biden pritet gjithashtu të shpallë sanksione shtesë kundër Rusisë. /tvklan.al