Joe Biden në Britani më 13 Qershor

20:03 03/06/2021

Mbretëresha Elizabeth do takohet me Biden më 13 Qershor

Takimi do të realizohet në përfundim të samitit të liderëve të G7

Mbretëresha Elizabeth do të takojë Presidentin Joe Biden dhe Zonjën e Parë Jill Biden në shtëpinë e saj në Kështjellën Ëindsor në fund të samitit të G7 që fillon në Britani javën e ardhshme.

Biden do të bëhet Presidenti i 13-të amerikan o cili takohet me Mbretëreshën që nga vdekja e burrit të saj Princit Philip në Prill.

Pallati Buckingham nuk dha ​​detaje të tjera për takimin që do të zhvillohet më 13 Qershor.

Monarku britanik ka kaluar një pjesë të madhe të pandemisë në Ëindsor, kështjella më e vjetër dhe më e madhe e vendosur në perëndim të Londrës. Në 2018 mbretëresha priti ish-Presidentin Donald Trump në kështjellë ndërsa Barack Obama gjithashtu e vizitoi atje në 2016, një ditë pas ditëlindjes së saj të 90-të.

Britania do të presë liderët e G7 në Kornuoll, Angli, në atë që do të jetë udhëtimi i parë i Presidentit amerikan jashtë që prej kur ai mori detyrën në Janar, dhe ngjarja më e madhe që nga shpërthimi i pandemisë COVID-19.

Klan News

Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *