Joe Biden nuk zbret nga aeroplani, shkak bëhet stuhia e dëborës (VIDEO)

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, nuk ka mundur të zbresë për rreth 30 minuta prej aeroplanit në Uashington për shkak të një stuhie dëbore.

Videoja, e cila është bërë virale në rrjet tregon të parin e shtetit amerikan duke zbritur më në fund nga aeroplani.

Biden mundi të zbriste pasi stafi i aeroportit mezi arriti t’i afronte shkallët deri te dera e aeroplanit. Kamioni po shtynte shkallët me ndihmën e punëtorëve, ndërsa ata po çanin borën e madhe.
Më pas ai e mbuloi fytyrën me një maskë ndërsa zbriste shkallët një agjent i Shërbimit Sekret e ndoqi atë gjatë gjithë kohës.

Ndërkohë që mësohet se mbi 725 mijë qytetarë në Uashington dhe vendet përreth nuk kanë energji elektrike për shkak të stuhisë së borës që goditi kryeqytetin amerikan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.