Joe Biden shpall zyrtarisht ndalimin e importit të naftës dhe gazit rus

17:47 08/03/2022

Presidenti amerikan, Joe Biden ka njoftuar zyrtarisht se do të ndalohen importet e naftës ruse si përgjigje ndaj pushtimit rus në Ukrainë. Biden shtoi se ndalimi i importeve do të përfshijë gjithashtu atë të gazit dhe të energjisë nga Rusia.

Kjo do të jetë një goditje tjetër për ekonominë ruse, e cila tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh nga Perëndimi.

Përmes një deklarate për shtyp, Biden tha se SHBA-ja e mori këtë vendim pas një konsultimi me aleatët e saj. Ai shton se e disa nga aleatët evropianë nuk do të arrijnë të bëjnë të njëjtën gjë për shkak të varësisë së tyre nga nafta ruse.

Gjatë fjalës së tij, presidenti theksoi se SHBA ka zbatuar sanksionet më të rëndësishme në histori ndaj Rusisë dhe ka dëmtuar aftësinë e vendit për të bërë biznes duke dëmtuar ekonominë e saj. Megjithatë, Biden ka paralajmëruar se kjo masë do të prekë amerikanët me çmimin e gazit që pritet të rritet.

“Unë do të bëj gjithçka që mundem për të minimizuar rritjen e çmimit”, tha Biden.

Pavarësisht listës së gjatë të sanksioneve që i janë vendosur presidentit rus, Biden paralajmëroi se “Putini duket i vendosur të vazhdojë rrugën e tij vrastare, pavarësisht kostos”.

Rusia ka kërcënuar më parë se do të ndërpresë të gjitha furnizimet me gaz në Perëndim nëse zbatohet një ndalim për importet e saj të naftës./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *