Joe Biden vendos të respektojë afatin e 31 Gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani

19:16 24/08/2021

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka vendosur t’i qëndrojë afatit të 31 Gushtit për evakuimin e qytetarëve amerikanë nga Afganistani, pavarësisht kërkesave të liderëve të G7 për ta vazhduar operacionin deri në muajin e ardhshëm.

“CNN” raporton se “Biden, pas këshillimit me ekipin e Sigurisë Kombëtare, ka vendosur të respektojë afatin e 31 Gushtit për tërheqjen e trupave nga Afganistani”, sipas një burimi zyrtar të administratës. “Biden e ka marrë vendimin duke patur parasysh rreziqet e një qëndrimi të zgjatur në vend dhe ka kërkuar plane rezervë nëse ai vendos se në një datë të mëvonshme trupat amerikane duhet të qëndrojnë më gjatë”.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan tha ditën e djeshme se Shtëpia e Bardhë është e bindur në aftësinë e saj për evakuimin e trupave nga Afganistani brenda afatit. Megjithatë, deklarata nuk i jep përgjigje pyetjes për evakuimin e aleatëve afganë që nëse misioni nuk përfundon me sukses, do të jenë të detyruar të mbeten nën kthetrat e regjimit taliban.

Ndërkohë, pritet një deklaratë zyrtare nga Presidenti Joe Biden lidhur me situatën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *