Joe e Jill Biden organizojnë festën e Pashkës pas 2 vitesh pandemi

joe e jill biden organizojne festen e pashkes pas 2 vitesh pandemi
joe e jill biden organizojne festen e pashkes pas 2 vitesh pandemi

12:50 18/04/2022

Shtëpia e Bardhë në Washington, kthehet në shtëpi feste.

“Joe dhe unë mezi presim të mirëpresim mijëra familje për t’u bashkuar me ne për këtë vit në ngjarjen “e vezëve” të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë!”, shkroi në Twitter Zonja e Parë e vendit.

“Familja presidenciale është shumë e lumtur për të hapur Shtëpinë e Bardhë për popullin amerikan, pasi u mbyll për publikun e gjerë për shkak të pandemisë”, tha drejtoresha e komunikimit e Jill Biden, Elizabeth Alexander, duke shtuar se përgatitja për këtë festë të rëndësishme për rrotullimin e vezëve shumëngjyrëshe ka qenë e planifikuar për muaj.

Joe Biden është presidenti i dytë katolik pas ish-presidentit John Kennedy në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Presidenti dhe Zonja e Parë do të japin komentet e tyre për këtë ngjarje të rëndësishme dhe do të nisin rrotullimin e vezëve për fëmijët, teksa Jill Biden do t’u lexojë gjithashtu fëmijëve në këndin e leximit historinë e festës së Pashkëve.

Festimet e kësaj dite janë dëshmi e mëtejshme se jeta në Shtëpinë e Bardhë po kthehet ngadalë në një version normal para pandemisë, diçka që Biden-at ende nuk e kanë përjetuar.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts