Johnson: Alarmi bërthamor i Putin, shpërqendrim

23:25 27/02/2022

Ajo që po ndodh në kontinentin europian, katastrofë absolute

Boris Johnson thotë se vënia e forcave bërthamore të Rusisë në gatishmëri të lartë nga Vladimir Putin është “një shpërqendrim nga realiteti i asaj që po ndodh në Ukrainë”.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar lavdëroi ukrainasit për “luftimin… me më shumë rezistencë nga sa kishte parashikuar Kremlini”. “Ajo që po ndodh në kontinentin europian është një katastrofë absolute”, tha ai.

Johnson po ashtu ka dyshime mbi negociatat e mundshme midis delegacioneve ruse dhe ukrainase në përpjekje për të zgjidhur krizën.

Presidenti Volodymyr Zelensky ra dakord që të dyja palët mund të takohen në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, duke refuzuar fillimisht një ofertë për bisedime në Bjellorusi. Por Johnson thotë se nuk ka parë asgjë që të sugjerojë se Putin është i vërtetë në ofertën e tij./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts