Johnson me dorë të hekurt në radhët e qeverisë, shkurtohen mbi 90 mijë vende pune: Miliardat e kursyera do të shkojnë për uljen e taksave

Kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar ekipin e tij të ule koston e qeverise duke shkurtuar mbi 90 mije vende pune ne Britaninë e Madhe.

Në një mbledhje te kabinetit, Johnson tha se Shërbimi Civil është ‘fryrë’ ndërsa ka sugjeruar se miliardat e kursyera më pas mund të futen në uljen e taksave.
Sipas tij planet për të shkurtuar shërbimin civil me pothuajse një të pestën do të kursejnë rreth 3.5 miliardë paund në vit

Johnson i tha Daily Mail:
“Duhet të ulim koston e qeverisë për të ulur koston e jetesës”.

Ai tha se Shërbimi Civil ishte “fryrë” gjatë pandemisë dhe më shumë se 90,000 vende pune duhej të shkurtohen. “Çdo paund që qeveria paraprin nga taksapaguesi është para që ata mund t’i shpenzojnë për prioritetet e tyre, për jetën e tyre”, -tha ai. Ministrave iu dha një muaj kohë për të hartuar plane për të ulur numrin e Shërbimit Civil me 91,000 – pothuajse një e pesta e totalit aktual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.