Johnson: NATO nuk përbën kërcënim për askënd

johnson nato nuk perben kercenim per askend
johnson nato nuk perben kercenim per askend

19:44 11/05/2022

Boris Johnson nënshkroi këtë të mërkurë një marrëveshje me Finlandën dhe Suedinë, që zotohet për të mbrojtur këto dy vende në rast se ushtritë e tyre sulmohen. Duke folur në Helsinki, ai përsëriti se NATO “nuk përbën kërcënim për askënd”. “Ajo është atje për qëllime të mbrojtjes reciproke“, tha ai.

“Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar ekuacionin e sigurisë europiane dhe ka rishkruar realitetin tonë dhe ka riformuar të ardhmen tonë. Kemi parë fundin e periudhës së pas Luftës së Ftohtë dhe pushtimi i Ukrainës fatkeqësisht ka hapur një kapitull të ri.”

“Ky pushtim ka dështuar tashmë për dy arsye. Së pari, për shkak të shpirtit të pathyeshëm të popullit ukrainas që ka luftuar dhe ka rreshtuar botën pas tyre. Së dyti, sepse lufta ukrainase për liri, ajo luftë heroike, e ka bashkuar botën në dënimin e këtij sulmi ndaj vlerave tona dhe do të ishte e drejtë të thuhet se gjithashtu ka afruar Finlandën dhe Britaninë e Madhe sot.”

Duke u ndalur tek deklarata e sigurisë që vendet nënshkruan këtë të mërkurë Johnson tha se ajo “siguron se kombet tona mund të intensifikojnë partneritetin dhe ta çojnë atë në një tjetër nivel”.

“Forcat tona të armatosura do të stërviten, operojnë dhe ushtrohen së bashku, duke bashkuar aftësitë tona të mbrojtjes dhe sigurisë dhe duke zyrtarizuar një zotim se ne do t’i vijmë gjithmonë në ndihmë njëri-tjetrit” tha Johnson./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts