Johnson ngre shqetësimin me Stoltenberg: Tensionet në Ukrainë, momenti më i rrezikshëm për sigurinë europiane

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-S, Jens Stoltenberg, kanë folur rreth krizës në Ukrainë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Johnson e cilësoi momentin më të rrezikshëm në krizën më të madhe të sigurisë me të cilën Europa është përballur në dekada.

Ai thotë se nuk mendon se është marrë një vendim nga Rusia për të pushtuar Ukrainën por kjo nuk përjashtohet të ndodhë në të ardhmen. Ndërsa Stotelnberg tha se Rusia mund të zgjedhë një zgjidhje diplomatike, ose konfrontimin që sipas tij Moska do të paguajë një çmim të lartë.

Në mbështetje të StotelnbergKryeministri britanik bëri të ditur se do të ishte një katastrofë absolute nëse do të kishte një skenar të tillë pasi mijëra njerëz do të humbin jetën. Teksa Boris Johnson ndodhej në Bruksel me shefin e NATO-s, ministrja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar Liz Truss ishte në Moskë me homologun rus Sergei Lavrov për të biseduar rreth kësaj çështjeje.

Truss tha se agresioni i qeverisë ruse ndaj Ukrainës po “minon seriozisht” pozitën e saj në botë. Ajo deklaroi se Rusia mund të gjejë një zgjidhje e cila do të ishte e mirë për Europën dhe për Rusinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.