Johnson për Zelensky-n: Udhëheqës i paepur i një kombi që lufton për mbijetesë

19:50 19/04/2022

Kryeministri britanik, Boris Johnson ka folur së fundmi për vizitën e tij të fundit në Kiev ku dhe ka takuar presidentin ukrainas, Zelensky-n. Johnson e ka quajtur homologun e tij një “udhëheqës të paepur të një kombi që lufton për mbijetesë”.

Kryeministri britanik është shprehur se e ka siguruar Zelensky-n se Britania dhe aleatët e saj kishin vendosur që t’i jepnin Ukrainës armët e nevojshme për të kundërshtuar sulmin rus.

Johnson ka shtuar se nevoja është edhe më e madhe tani që Rusia ka nisur një ofensivë të re në rajonin lindor të Donbasit.

Johnson ka shtuar se qëllimi i tij është “të forcojë Ukrainën deri në pikën ku Rusia nuk do të guxojë kurrë të pushtojë më”./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.