Johnson: Ukraina mund të ‘detyrohet’ të arrijë një marrëveshje paqeje me Rusinë

21:00 25/06/2022

Kryeministri britanik Boris Johnson deklaroi se druhet se Ukraina mund të përballet me një presion të fortë për të rënë dakord për një marrëveshje paqeje me Rusinë që nuk është në interesin e saj, për shkak të pasojave ekonomike të luftës në Evropë.

“E di që është e vështirë .Ka vështirësi në Britaninë e Madhe për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe karburantit. Shumë vende po e shohin këtë situatë dhe po thonë se kjo luftë evropiane është e panevojshme, është një problem ekonomik që nuk e duam. Kështu që presioni rritet për të inkurajuar ukrainasit dhe ndoshta për t’i detyruar ata të bëjnë një paqe të keqe”.

Johnson theksoi më tej se pasojat e veprimeve të presidentit rus Vladimir Putin do të ishin të rrezikshme për sigurinë ndërkombëtare.

“Nëse Putin del fitimtar në luftën në Ukrainë, nëse ia del me kërkesat boshe për territorin e vendeve të tjera atëherë kjo vijë e kuqe do të jetë dramatike dhe do të ketë një kolaps të sistemit ndërkombëtar, një dështim për të mbrojtur kufijtë ndërkombëtarë”.

Kryeministri britanik i cili po fliste nga kryeqyteti i Ruandës ku po merr pjesë në një samit mbrojti skemën e qeverisë së tij për emigracionin.

“Ky lloj bashkëpunimi mendoj se do të ishte i mirë për Ruandën, i mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe një nga mënyrat e vetme që kemi për t’u marrë me trafikantët e njerëzve”.

Opozita britanike dhe organizatat humanitare e kanë kundërshtuar këtë vendim duke e cilësuar si çnjerëzore.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.