
13:52 06/04/2022
Sky News raporton se Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson dënoi këtë të mërkurë veprimet e forcave ruse në Bucha, por nuk e quajti atë genocid.
“Kam frikë se kur shikon se çfarë po ndodh në Bucha, atw që po shohim se Putin ka bërë në Ukrainë, nuk janë shumë larg genocidit“, tha Johnson.
“Nuk është për t’u habitur që njerëzit po reagojnë në këtë mënyrë. Nuk kam dyshime se komuniteti ndërkombëtar, Britania e para, do të vijojnë të vendosin më shumë sanksione dhe më shumë dënime ndaj regjimit të Vladimir Putin.”/tvklan.al