Johnson&Johnson kërkon leje përdorimi për vaksinat anti-COVID në Japoni

Kompania amerikane Johnson&Johnson ka aplikuar për leje për të përdorur vaksinën e saj kundër koronavirusit (COVID-19) në Japoni.

Kërkesa u paraqit në Ministrinë japoneze të Shëndetësisë nga kompania “Janssen Pharmaceutical”, e cila do të drejtojë procesin e shpërndarjes së vaksinave Johnson&Johnson në Japoni.

Sekretari i parë i kabinetit qeveritar japonez, Kato Katsunobu tha se procesi i dhënies së lejes për përdorimin e vaksinave Johnson&Johnson duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që imunizimi të pasurohet me një ofertë të re në treg.

Johnson&Johnson ende nuk ka negociuar me qeverinë japoneze, kështu që edhe nëse vaksina e parë lëshohet shpejt, vaksina e parë e kompanisë mund të mbërrijë në Japoni vitin e ardhshëm.

Autoritetet japoneze miratuan përdorimin e vaksinës Pfizer/BioNTech në shkurt ndërsa përdorimi i vaksinave Moderna dhe AstraZeneca u miratua javën e kaluar.

Qeveria japoneze deri më tani ka porositur 194 milionë doza të vaksinës Pfizer, 120 milionë doza të AstraZeneca-s dhe 50 milionë doza të kompanisë Moderna.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *