Johson: Britania është në anën e opozitës së Bjellorusisë

Pas takimit me udhëheqësen e opozitës bjelloruse në Londër, kryeministri britanik, Boris Johsnon, ka deklaruar se Britania qëndron me opozitën në përpjekjet e tyre për të larguar diktatorin Alexander Lukashenko.

“Ne jemi në anën tuaj, në mbështetje të asaj që po bëni. Ne jemi të përkushtuar për të mbështetur të drejtat e njeriut dhe shoqërinë civile në Bjellorusi”, tha Johnson.

Në përgjigje të komenteve të kryeministrit britanik, liderja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, tha se është “shumë me rëndësi të kuptohet se një nga vendet më të fuqishme në botë po mbështet Bjellorusinë”.

Johnson, nga ana e tij, u përgjigj se mbështesin fuqishëm “Bjellorusinë dhe popullin bjellorus”.

Takimi erdhi vetëm disa orë pasi aktivisti i njohur bjellorus, Vitaly Shishov, u gjet i varur në një park në kryeqytetin Kiev të Ukrainës. Policia lokale tha se ka hapur një hetim në lidhje me vrasjen.

Johson po ashtu theksoi se sa e shpejtë ishte Mbretëria e Bashkuar në zbatimin e sanksioneve kundër Bjellorusisë pasi një aeroplan që mbante një tjetër aktivist të njohur bjellorus, Raman Pratasvich, në muajin maj u detyrua të ulet në Bjellorusi, një incident që zemëroi Perëndimin.

“Kryeministri dhe zonja Tsikhanouskaya ranë dakord se populli britanik dhe ai bjellorus ndajnë vlerat themelore, të tilla si besimi në demokraci, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Kryeministri tha se Mbretëria e Bashkuar është në solidaritet me popullin bjellorus dhe do të vazhdojë të ndërmarrë veprime për t’i mbështetur ata”, tha qeveria britanike në një deklaratë pas takimit.

Tsikhanouskaya u tha gazetarëve se mund “të zhduket në çdo moment”.

“Unë e kuptoj këtë, por duhet të bëj atë që po bëj. Nuk mund të ndalem, sepse ndiej përgjegjësi për të ardhmen e vendit tim, njësoj si të gjithë ato bjellorusë që ndiejnë duke luftuar kundër qeverisë. Por unë e di që edhe nëse do të zhdukem një ditë, kjo lëvizje do të vazhdojë edhe pa mua’, tha ajo.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *