Jon Bon dhe Bryan Adams infektohen me Covid-19

jon bon dhe bryan adams infektohen me covid 19
jon bon dhe bryan adams infektohen me covid 19

22:00 01/11/2021

Legjendat e muzikës janë të vaksinuar, burimet: Po e kalojnë lehtësisht

Legjendat e muzikës, Jon Bon Jovi dhe Bryan Adams, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe si pasojë janë detyruar ti anulojnë të gjitha performancat e planifikuara për fundjavën që lamë pas. Bon Jovi e mori lajmin se është prekur nga virusi , vetëm disa orë para se të dilte në skenë për të performuar në koncertin e tij në Miami. Zëdhënësit e tij kanë bërë të ditur se ai është i vaksinuar dhe ndihet mirë me shëndet.

Nga ana tjetër  Bryan Adams ishte planifikuar të performonte në një tjetër  ceremoni , për të interpretuar këngën “It’s Only Love” në nder të ikonës së muzikës, Tina Turner, e cila ishte në mesin e artistëve të nderuar gjatë mbrëmjes.

Një përfaqësues i këngëtarit tha për revistën “Billboard” se ai është i imunizua dhe nuk po përjeton simptoma të rënda të Covid-it.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts