Jordania do të furnizojë Libanin me energji elektrike përmes Sirisë

Jordania ka bërë të ditur se është pajtuar për të furnizuar Libanin me energji elektrike përmes Sirisë, disa javë pasi Egjipti u pajtua të furnizojë Libanin me gaz.

Ministrat e energjisë elektrike të Jordanisë, Libanit dhe Sirisë u takuan në kryeqytetin Aman për të diskutuar një plan pune për ri-funksionimin e një linje të ndërlidhjes elektrike midis Jordanisë dhe Sirisë.

“Takimi u mbajt për të diskutuar ri-funksionimin e linjave të ndërlidhjes midis Jordanisë, Sirisë dhe Libanit për të ndihmuar vëllezërit libanezë të plotësojnë një pjesë të nevojave të tyre për energji elektrike”, tha Hala Zawati, ministrja jordaneze e Energjisë.

Ministri libanez i Energjisë, Walid Fayad, nga ana e tij, tha se në takim është rënë dakord për përgatitjen e një udhërrëfyesi për t’i larguar pengesat teknike. Ai shtoi se hapi tjetër do të përqendrohet në kërkimin e financimit të marrëveshjes nga Banka Botërore.

Jordania dhe Siria janë të ndërlidhura me energji elektrike që nga viti 2001 përmes një linje transmetimi 400 kV, por kjo linjë për arsye teknike ka qenë jashtë shërbimit që nga viti 2012.

Ndërkohë, Siria ka linja të ndërlidhjes me Libinë përmes linjave të transmetimit 400 kV, 230 kV dhe 66 kV.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *