“Ju i dënoni, ne i lirojmë”, Basha: “Amnistia Penale”, mesazh për drejtësinë. Lepuri fle tek…

ju i denoni ne i lirojme basha amnistia penale mesazh per drejtesine lepuri fle tek
ju i denoni ne i lirojme basha amnistia penale mesazh per drejtesine lepuri fle tek

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një dalje për mediat ka deklaruar se Amnisti penale është një mesazh për drejtësinë.

Ai tha se një rëndësi të veçantë ka mesazhi për sa kohë që nën hetim janë çështje të tillë si inceneratorët.

“Të gjithë protestuesit, edhe ata të PS. Drejtoria e Burgjeve mund t’ju japë një listë të personave që përfitojnë, është e qartë që synohet të përfitojnë personat e korruptuar.

Pyesni ministrin Manja pse hoqi nenin 5 që përjashtonte personat e dënuar nga GJKKO.

Nuk mund të përfitojnë ata që kanë kryer korrupsion aktiv, kanë bërë korrupsion me tendera, zgjedhor, shpërdorim detyre etj.

Duan t’i dërgojnë sinjal drejtësisë që ju i dënoni ne i lirojmë, mesazh që ka rëndësi duke qenë se ka procese në vijim si cështjet e inceneratorëve. Shqiptarët e dinë se ku fle lepuri”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts