“Ju këtu shisni edhe pjeshkë?”, Açka tregon fjalët e Gjinushit në komision dhe pyet deputetet: Ç’model do t’u jepni grave shqiptare duke votuar këtë seksist me pushtet?

ju ketu shisni edhe pjeshke acka tregon fjalet e gjinushit ne komision dhe pyet deputetet cmodel do tu jepni grave shqiptare duke votuar kete seksist me pushtet
ju ketu shisni edhe pjeshke acka tregon fjalet e gjinushit ne komision dhe pyet deputetet cmodel do tu jepni grave shqiptare duke votuar kete seksist me pushtet

Një ditë pasi maxhoranca votoi ligjin që i hapi rrugë zgjatjes së mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, vjen një reagim nga kryetarja e Komisionit të Edukimit, Flutura Açka.

Kjo e fundit nuk i ka kursyer ironitë për Gjinushin, teksa tregon fjalët e tij në komision. Ajo pyet më tej deputetet a do ta votojnë këtë burrë si drejtues pas këtyre fjalëve dhe” ç’model do t’u japin grave shqiptare duke votuar këtë seksist me pushtet?”.

REAGIMI I AÇKËS

Skënder Gjinushi sot në bahçen e pjeshkëve
“Ju këtu shisni edhe pjeshkë,” tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.
Ishte nervoz se po i rrezikohej mandati dhe duhej të matrikulonte me saktësinë e sarkazmës së tij mushtore, punistët, gratë e bindura dhe shqytarët e oligarkëve në Komision, që të mund të ngrinte më pas në bashkëpunim me drejtuesit e Parlamentit kurthin e djeshëm: të zgjaste mandatin e tij.
“Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të kenë gojë humusi i kësaj tokë të mbarë politike të flasë!

Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori ilegalisht dhe në shkelje të plotë të ligjit në Komisionin e turpshëm të djeshëm.
O zonja të Parlamentit, o gra të trembura, do ta votoni ju këtë burrë si drejtuesi sot pas këtyre fjalëve për ju!
Do ta votoni ju zonja, vërtet? Do ta votoni ju zonja Nikolla? Ju gruaja që drejtoni Kuvendin e Republikës së Shqipërisë? Ç’model do t’u jepni sot ju grave shqiptare duke votuar këtë seksist me pushtet?
Nëse po, mos dilni më të flisni për të drejtat e grave, për barazinë gjinore, mos dilni më të shisni moral kur votoni qesëndisjen tuaj nga një gojë që ju ka tallur ju, edhe ne të gjitha zonjat e Parlamentit!
Dëgjojeni vetë, nuk guxoi ta përsërisë fjalën me mikrofon të hapur. ????????????????????????

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts