“Ju lutem, ju lutem, ju lutem”, thirrja dëshpëruese për ndihmë e emigrantit në mes të detit

ju lutem ju lutem ju lutem thirrja deshperuese per ndihme e emigrantit ne mes te detit
ju lutem ju lutem ju lutem thirrja deshperuese per ndihme e emigrantit ne mes te detit

13:53 15/12/2022

Kjo është telefonata e një prej emigrantëve që ndodhej në varkën e cila u përmbyt orët e para të së mërkurës në Kanalin Anglez. Në audion e publikuar nga Reuters, personi në fjalë lutet për ndihmë. Ai thotë se anija po fut ujë dhe se në të ka gra dhe fëmijë.

Të paktën 4 persona humbën jetën nga fundosja e anijes në afërsi të Kent-it në Britani. Autoritetet arritën të shpëtonin 39 emigrantë. Ndërsa këtë të enjte vijojnë kërkimet për të paktën 4 persona të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Shpresat që ata të jenë të gjallë janë të pakta kjo edhe për shkak të motit të ftohtë./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts