“Ju nxis të kontribuoni për forcimin e Shqipërisë”/ Ambasadorja Yuri Kim takim online me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane. Ja çfarë u diskutua






Ambasadorja amerikane në Shqipëri Yuri Kim nxit komunitetin e diasporës shqiptaro-amerikane që të kontribuojnë në forcimin e Shqiëprisë.

yuri kim

Kim ka zhvilluar një takim online me udhëheqës të këtij komunitetit, ku në qendër të diskutimeve kanë qenë marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.

Po ashtu mes tyre është diskutuar edhe për përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit.

 “Ambasadorja Kim pati kënaqësinë të takohej virtualisht me udhëheqës të komunitetit të diasporës shqiptaro-amerikane në fillim të kësaj jave. Ata diskutuan marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe përparimin e bërë në përparësitë e Ambasadës në fushat e demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit. Ambasadorja përgëzoi anëtarët e diasporës për punën e tyre filantropike dhe i nxiti ata të vijojnë kontributet e tyre të rëndësishme për forcimin e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *