“Ju them se do të vijë momenti kur do të takohemi”, Vladimiri që humbi vajzën dhe mbesën rrëfehet mes dhimbjes

ju them se do te vije momenti kur do te takohemi vladimiri qe humbi vajzen dhe mbesen rrefehet mes dhimbjes
ju them se do te vije momenti kur do te takohemi vladimiri qe humbi vajzen dhe mbesen rrefehet mes dhimbjes
Në foto: Vladimiri me familjen e tij para pushtimit rus

10:35 22/06/2022

Çdo ditë në Katedralen e Shenjtë në qytetin perëndimor të Ukrainës, Vinnytsia, Vladimiri ndez dy qirinj. Njëra është për vajzën e tij, Natasha, dhe tjetra është për të bijën e saj, mbesën e tij Dominikan, e cila ishte katër vjeç. Të dyja u vranë kur një predhë ruse ra në qytetin e rrethuar të Mariupol në fillim të muajit Mars.

“Unë vij këtu dhe flas me ta. Qaj dhe kjo më jep lehtësi. Kjo është shtëpia e Zotit dhe unë gjej ngushëllim dhe ju them se do të vijë momenti kur të takohemi”, thotë Vladimiri për BBC News nga një kopsht i qetë në pjesën e pasme të Katedrales.  

Gazetari i BBC News, Wyre Davies shkruan se e takoi Vladimirin për herë të parë në spitalin e fëmijëve në Zaporizhzhia 3 muaj më parë. Davies thotë për Vladimirin se ishte i pikëlluar për humbjen e Natashës dhe Dominikës, por po përpiqej të qëndronte i fortë për vajzën e tij 13-vjeçare, Dianën, e cila i kishte mbijetuar sulmit. Ajo pësoi lëndime të shumta dhe pas sulmit ishte shumë pak e vetëdijshme, e shtrirë në një repart me fëmijët e tjerë viktima të luftës. Mjekët nuk ishin të sigurt në atë moment, nëse ajo do të mbijetonte.

Diana ia doli për mrekulli, megjithëse ka një rrugë të gjatë për të bërë, dhe mund të mos shërohet plotësisht nga sulmi që dëmtoi pjesën më të madhe të pjesës së djathtë të trupit të saj./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts