Julian Assange dhe partnerja e tij, po planifikojnë të martohen në burg

Julian Assange dhe partnerja e tij, Stella Moris po planifikojnë të martohen në burg, sipas një intervistë ekskluzive të bërë nga Morris, përpara ditëlindjes së 50-të të themeluesit të Wikileaks, më 3 korrik.

Assange, një gazetar i lindur në Australi, kaloi më shumë se dy vjet në burgun e sigurisë maksimale ”Belmarsh” në Londër.

Marrëdhënia e tij me Moris filloi gjatë kohës kur Assange ishte në ambasadën e Ekuadorit në Londër, ku ai kërkoi azil politik.

Çifti tani ka dy fëmijë, të moshës katër dhe dy vjeç e gjysmë.

“Ne jemi duke u përpjekur të martohemi në burg sepse ne jemi të fejuar që nga viti 2016”, tha Moris duke shtuar se rrethanat nuk i kishin lejuar ata ende të kryejnë planet e tyre.

“Me shumë gjasa do të martohemi në burg dhe më pas do të bëjmë një lloj tjetër feste martese me miqtë dhe familjen pasi ai të jetë i lirë”, shtoi Morris.

Ajo tha se ende nuk ishte caktuar ndonjë datë, por të dy shpresonin të martoheshin “së shpejti”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *