Juria që do vendosë për padinë ndaj Trump

18:30 26/05/2021

Prokurori i Manhatan: Kemi gjetur prova që implikojnë ish-presidentin Trump dhe familjarët

Prokurori i Manhatanit në New York do të takohet me një juri të madhe që pritet të vendosë nëse do të padisë ish-presidentin Donald Trump. Paneli i formuar kohëve të fundit do të mblidhet tre ditë në javë për gjashtë muaj.

Prokurori Cyrus Vance ka theksuar për Washington Post se hetimi për ish-presidentin dhe biznesin e tij ka arritur një fazë të avancuar pas më shumë se dy vjet dhe se ai beson se “ka gjetur prova krimi që edhe nëse nuk janë kryer nga zoti Trump, janë bërë nga dikush i afërt me të ose nga kompania e tij.”.

Zyra e tij ka bërë me dije se janë hetuar “veprime të mundshme kriminale të përmasave të mëdha dhe për një kohë të gjatë” në organizatën Trump, përfshirë mashtrime me taksa dhe sigurimet dhe falsifikimin e regjistrave të biznesit.

Një javë më parë ishte hapur hetim penal ndaj kompanisë së Trump, duke rritur rrezikun ligjor për ish-presidentin dhe familjen e tij. Por Trump ka mohuar çdo akuzë. Në një deklaratë të tij e ka konsideruar mbledhjen e jurisë së madhe “një vazhdim të gjuetisë më të madhe të shtrigave në historinë amerikane”.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *