Juventus-Lacio me qëllime të përbashkëta, gati të bëjnë shkëmbimin mes yjeve të ekipit









Merkato e dimrit po afron dhe skuadrat janë vënë që tani në lëvizje për të piketuar lojtarët që do të afrohen për të përforcuar organikën në pjesën e mbetur të sezonit.  Juventusi dhe Lacio janë gati të bëjnë një shkëmbim të bujshëm midis tyre.

LUIS ALBERTO

Sipas mediave italiane skuadrat po mendojnë që të bëjnë një operacion ku do të përfshihen Artur dhe Luis Alberto.  I pari nuk luan rregullisht tek Juventusi edhe pas ardhjes së  Alegrit në pankinë. I dyti nga ana tjetër e ka humbur vendin e titullarit tek Lacio pasi Mauricio Sarri nuk e sheh të përshtatshëm për skemat e tij.  Problemi qëndron se bardhezinjtë e vlerësojnë Arturin rreth 60 milionë euro, 20 më shumë  se spanjolli Alberto. Lacio kërkon një vlerësim të barabartë për të dy lojtarët.

Për momentin tratativat kanë nisur, por priten zhvillime në ditët në vijim.

artur

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.