Juventusi gjen menjëherë zëvendësuesin e Ronaldos, sulmuesi i njohur zbarkon sonte në Torino










Juventusi nuk humbet kohë dhe gjen menjëherë zëvendësuesin e Ronaldos. Drejtuesit bardhezi kanë arritur akordin për rikthimin e Moize Kenit në Torino.

moize-ken

Sulmuesi italian pritet të ketë aventurën e tij të tretë në Torino pasi është aktivizuar me fanellat e Veronës, Evertonit dhe PSG-së. 21-vjeçari pritet të zbarkojë në Torino sonte në mbrëmje për të pasur një rol prej protagonisti tek Juventusi i Alegrit.

Ken i cili ishte i huazuar tek PSG-ja është rikthyer tek Everton, por duket se skuadra nga Liverpuli nuk ka ndërmend ta mbajë lojtarin në skuadër dhe do ta huazojë tek Juventusi.

Me ardhjen e Ken nuk pritet të përfundojë merkato e bardhezinjve pasi drejtuesit më të lartë të klubit po monitorojnë nga afër dhe Xhanluka Skamakan të Sasuolos dhe ish-kapitenin e Interit, i cili është i padëshiruar në Paris, Mauro Ikardin.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *