Juventusi i papërmbajtshëm, në sulm për yllin e Milanit dhe të Kaljarit








Juventusi duket i tërbuar në këto ditë të fundit të merkatos dimërore (fundi 31 janar, ora 20:00). Në pritje për të mbyllur gjithçka me Dushan Vlahoviçin, bardhezinjtë kanë hapur paralelisht bisedimet edhe me Kaljarin për mesfushorin e djathtë, Nahitan Nandez.

nandez

26-vjeçari, i cili vjet dukej thuajse një lojtar i Interit, tashmë duket fare pranë “Zonjës së Vjetër”. Klubi i Kaljarit, i cili ka në pronësi kartonin, i ka dhënë dorë të lirë Juventusit që të mbyllë marrëveshjen me lojtarin, i cili e ka pranuar edhe destinacionin.

Madje, sardët janë gati të pranojnë edhe një huazim me të drejtë blerjeje, duke parë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera historike mes dy klubeve.

Në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje mund të lehtësohet edhe nga huazimi i mundshëm i brazilianit Kaio Zhorzh, me sulmuesin juventin që do të kishte më shumë minuta te Kaljari.

Dhe, pse jo, dy ditët e ardhshme mund të jenë decizive për të mbyllur pozitivisht kalimin e uruguaianit në Torino. Nahitan Nandez është një zgjedhje e Alegrit, duke qenë se lojtari në fjalë e bën në mënyrë perfekte mesfushorin e djathtë në skemën 4-4-2 ose në një 4-2-3-1.

kesi

KESI NË SFOND – Gjithsesi, nuk mbarojnë këtu në Torino tratativat. Goditja bombastike mund të jetë Frenk Kesi. Mesfushori i Milanit, i cili nuk duket se ka ndër mend që të rinovojë, duket i destinuar që të shitet që në janar nga “Djalli”. Pasi Maldini provoi t’ia shiste Totenhemit këto ditë, por vetë Kesi nuk pranoi, po përflitet se pas këtij refuzimi mund të qëndrojë pikërisht Juventusi.

Bardhezinjtë shohin tek ylli i Bregut të Fildishtë një përforcim të rëndësishëm dhe do të provojnë të bëjnë goditjen e madhe këtë javë ose do të mundohen ta bllokojnë për në verë me parametër zero. Dhe, pa dyshim, që nëse kjo goditje do të bëhej, Juventusi do t’i shtonte shumë cilësi mesfushës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.