Juventusi, një “ciklon” në merkato / Do të largohen tre veteranë, drejtuesit në bisedime me zëvendësuesit e mundshëm

juventusi nje ciklon ne merkato do te largohen tre veterane drejtuesit ne bisedime me zevendesuesit e mundshem

































J uventusi kërkon një mbrojtës dhe me gjasë goditja e madhe do të ketë emrin e Rikardo Kalafiorit. Në sezonin e fundit me Bolonjën ai ka shkëlqyer nën urdhrat e Tiago Motës që duket se ia ka kërkuar drejtuesve bardhezi që ta ketë edhe në aventurën e tij në Torino.

JUVENTUS

Ndërkohë, sipas “Bild”, “Zonja e vjetër” është në gjurmët e Mats Humelsit, kontrata e të cilit me Borusian e Dortmundit skadon më 30 qershor. Ndër faktorët që mund të bëjnë diferencën, thekson e përditshmja gjermane, është distanca e arsyeshme mes Torinos dhe Mynihut, qyteti ku jetojnë gruaja dhe fëmijët. Rreth 500 kilometra që nuk duket se përbëjnë problem për 35-vjeçarin që dy ditë më parë humbin finale e Champions-it duke i dhënë edhe lamtumirën Dortmundit.

Një vendim përfundimtar do të merret në ditët në vijim, kur Humels do të diskutojë me babanë dhe këshilltarin e tij Herman dhe drejtorin sportiv të Dortmundit, Sebastian Kehl, me këtë të fundit që do të përpiqet të bindë lojtarin që të vazhdojë karrierën në Vestfali për të paktën edhe një sezon tjetër. Për kronikë, duhet thënë se në gjurmët e Humelsit raportohet edhe Milan që gjithashtu kërkon një përforcim me përvojë në prapavijë nga ku u largua Kjaer. Zgjedhjet e Kalafiorit dhe Humelist, me akord të mundshme, bëjnë që nga Torino të largohet Rugani dhe të shitet Hujsen për të cilin kërkesat janë rritur pasi djaloshi ka bërë mirë edhe gjatë muajve të fundit me Romën.

PËR SULMIN DHE KRAHËT – Konkurrenca mes Juves dhe Milanit shtrihet edhe për Joshua Zirkzenë. Edhe ky i fundit do të kënaqte pa masë Tiago Motën që kërkon një alternativë niveli për Dushan Vlahoviçin. Nëse serbi qëndron, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Federiko Kiezën. Ai do të ishte ideal për 4-2-3-1-shin e Motës, por fërkimet e fundit me Alegrin kanë bërë që edhe qëndrimi i tij te Juvja të jetë i diskutueshëm pavarësisht se trajneri u shkarkua. Në rast largimi të italianit, do të jetë Xhakomo Raspasdori emri i ri që drejtori Xhuntoli do të sjellë në Torino. Nuk do të jetë e lehtë të gjendet akordi me Napolin që nga ana e tij nuk dëshiron të përforcojë rivalë direkt në luftën për vendet e para, aq më tepër që Juvja ka lëvizur për të rrëmbyer nga ekipi i Antonio Kontes dhe kapitenin Di Lorenco.

LARGIME – Përveç Barre-neçeas, në Angli mund të përfundojë edhe Matias Soule. Pavarësisht sezonit pozitiv në aspektin personal me Frozinonen, argjentinasi vështirë se mund të përfshihet në Juven e Tiago Motës. Për 30 milionë euro, bardhezinjtë do ta shisnin pa asnjë pendesë. Në dalje edhe braziliani Artur. Pas sezonit të fundit me Fiorentinën, kjo e fundit nuk ka shfrytëzuar të drejtën e blerjes me “Zonjën e vjetër” që duhet t’i gjejë një sistemim, ashtu siç do duhet të bëjë edhe me Perinin në rast se konfirmohet akordi me Di Gregorion.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts