Juvja vihet pas “Pogbas të ri”, mendohet shkëmbimi me dy mesfushorët e padëshiruar nga Alegri








Tashmë është fakt që mesfushori francez, Aurelin Çomeni ka rënë në sytë e të gjithë botës dhe shumë klube janë vënë pas tij.

comeni

21-vjeçari dhuroi paraqitje spektakolare me “gjelat”në Ligën e Kombeve duke fituat menjëherë një vend titullari. Një ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e Çomenit është edhe Juventusi. Bardhezinjve u është ofruar mesfushori në vitin 2018, por në atë kohë nuk ishin shumë të bindur teksa tani nuk është dhe aq e lehtë për të siguruar shërbimet e mesfushorit.

Monako e vlerëson 35 milionë euro, por me futjen në garë të disa skuadrave të mëdha, Çomeni vlen edhe më shumë. Juventusi kërkon ta rrëmbej që që në janar pasi tek 21 vjeçarin shikon Pogban e ri dhe drejtuesit kanë menduar që operacioni të mos mbyllet vetëm me para, por të përfshihet dhe një futbollist në shkëmbim.

Dy emrat më të përfolur janë ata të Aron Ramsej dhe Uiston Mekeni. Dy mesfushorët nuk janë të preferuar nga Alegri i cili i ka kërkuar drejtuesve t’i shesin. Priten detaja të reja mbi këtë operacion, por gara për Çomeni pritet mjaft e luftuar nga skuadrat e mëdha.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *