“Ka ardhur koha”, lideri çeçen paralajmëron dorëheqjen pas 15 vitesh në pushtet: Duhet të iki para se të më përzënë

ka ardhur koha lideri cecen paralajmeron doreheqjen pas 15 vitesh ne pushtet duhet te iki para se te me perzene
ka ardhur koha lideri cecen paralajmeron doreheqjen pas 15 vitesh ne pushtet duhet te iki para se te me perzene

Ramzan Kadyrov, udhëheqësi i rajonit çeçen të Rusisë, me anë të një postimi në Telegram ka bërë me dije se po planifikon të marrë një pushim nga posti i tij.

45-vjeçari Kadyrov ka qeverisur republikë ruse të Çeçeninsë që nga viti 2007 dhe është udhëheqësi më jetëgjatë i një rajoni rus.

“E kuptova që kam mbajtur këtë pozicion për një kohë të gjatë. Mendoj se ka ardhur koha për të lënë pushtetin. Ne kemi një fjalë të urtë midis kaukazianëve, çeçenëve: pavarësisht se sa i respektuar, i shumëpritur është një mysafir, nëse ai largohet në kohë, atëherë është edhe më i këndshëm. Prandaj, mendoj se ka ardhur edhe koha ime, përpara se të më përjashtonin. Do të përpiqem të largohem në kohë”, ka shkruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts