“Ka ardhur koha që lufta Izrael-Gaza të përfundojë”- Presidenti Biden prezanton planin me tre faza! Ja çfarë parashikohet

ka ardhur koha qe lufta izrael gaza te perfundoje presidenti biden prezanton planin me tre faza ja cfare parashikohet

































Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbajtur një fjalim në Shtëpinë e Bardhë ku njoftoi një armëpushim të ri gjithëpërfshirës dhe marrëveshje pengjesh.

biden

Ai prezantoi një plan me tre faza, që përfshin kthimin e pengjeve izraelite nga Gaza dhe rindërtimin e zonave civile.

Faza e parë e marrëveshjes së propozuar do të ishte një armëpushim që zgjat gjashtë javë, gjatë së cilës Izraeli dhe Hamasi do të negociojnë një përfundim të përhershëm të luftimeve në Gaza, tha Biden.

Nëse negociatat zgjasin më shumë se gjashtë javë, armëpushimi do të vazhdojë për aq kohë sa duhet për të arritur një marrëveshje, shtoi ai.

Faza e dytë do të përfshinte dorëzimin e të gjithë personave të marrë peng nga Hamas, ndërsa Izraeli të tërheq forcat e tij nga Gaza.

Faza e tretë dhe përfundimtare do të ishte rreth një “plani të madh rindërtimi”, sipas presidentit amerikan.

“Të gjithë ata që duan paqen tani duhet të ngrenë zërin dhe të punojnë për ta bërë atë reale. Është koha që kjo luftë të përfundojë,” tha zoti Biden gjatë fjalimit të papritur.

Ai u kërkoi gjithashtu zyrtarëve të tjerë brenda Izraelit që të mbështesin propozimin, duke argumentuar se Hamasi nuk ishte më në gjendje të kryente një sulm tjetër ndaj izraelitëve si ai i 7 tetorit.

Ai tha: “Izraeli ka bërë propozimin e tij. Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar nëse ata e duan vërtet këtë.”

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts