“Ka dy vite që duan ta largojnë Berishën nga Parlamenti”, Gjata: Opozita nuk duhet të ndalë aksionin e saj!

ka dy vite qe duan ta largojne berishen nga parlamenti gjata opozita nuk duhet te ndale aksionin e saj
ka dy vite qe duan ta largojne berishen nga parlamenti gjata opozita nuk duhet te ndale aksionin e saj

I ftuar në studion e “Open” në News24, Çlirim Gjata ka folur lidhur me kërkesën e SPAK për ndryshimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Gjata u shpreh se ka dy vite që kërkohet largimi i ish-kryeministrit Berisha nga Parlamenti për shkak të aktivitetit politik të këtij të fundit në opozitë.

Sipas tij aksioni i opozitës në Parlament nuk duhet të ndalojë deri në realizimin e komisioneve hetimore të kërkuara, të cilat sipas tij edhe pse nuk kanë rezultat sjellin transparencë.

[embedded content]

“Në këtë kohë kërkohet nga SPAK një arrest, por problemi është të hiqet Sali Berisha nga Parlamenti. Ka dy vite që harxhohet kohë dhe shumë para për largimin e tij nga Parlamenti, pasi është i vetmi që di të bëjë dhe bën opozitë në Shqipëri. Më gjeni një person që bën aktivitetin e Sali Berishës sot në politikë.

Nëse demokracia nuk ka kontroll nuk ka drejtësi. Nuk duhet të ndalet aksioni opozitar pa u fituar komisionet hetimore, që edhe pse nuk sjellin rezultat, sjellin transparencë. Rama ka bërë gafë duke thënë që i firmos dosjet fët e fët në komisionin e inceneratorëve. Ai është për burg këtu.

Nuk futet kryeministri kur miraton ligje apo VKM, por kur firmos në momentin që e paralajmërojnë se ka korrupsion! Shkelja e parë është që nuk kërkuan autorizim nga Parlamenti në rastin e parë. Mbajtja e pasaportës pengon lirinë për të shkuar jashtë shtetit, është liri themelore e njeriut. Si nuk qenka kufizim lirie, bën pjesë brenda heqjes së lirisë”, u shpreh ai mes të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts