Ka edhe viktima/ Shënohen përleshje të armatosura në kufirin Iran-Turqi

Agjencia shtetërore e lajmeve në Iran IRNA raportoi se Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) më 11 maj kanë vrarë shtatë militantë si dhe kanë shpërbërë qelizën e tyre në veriperëndim të vendit afër kufirit me Turqinë. Sipas raportimit të kësaj agjencie edhe dy anëtarë të Gardës janë vrarë gjithashtu gjatë shkëmbimit të zjarrit, shkruan Rel.

IRNA tha se “grupi i terroristëve” kishte hyrë në Iran në mënyrë të paligjshme nga Turqia. Sipas raportit, përleshjet u zhvilluan në qytetin Salmas të Iranit. Qyteti ndodhet rreth 650 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Teheran.

Nuk ka pasur konfirmim të pavarur të përleshjes. Në këtë zonë kohë pas kohe janë zhvilluar luftime mes forcave iraniane dhe separatistëve kurdë si dhe militantëve të lidhur me grupin ekstremist të Shtetit Islamik (IS). Në nëntor, persona të armatosur, të paidentifikuar, vranë tre dhe plagosën dy roje kufitare iraniane në provincë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *