“Ka fizik ekzemplar”, ish-futbollisti i Arsenalit “ngre në qiell” Brojën: Duhet ta duartrokasim, sa e vështirë të luash kundër tij








Armando Broja është padyshim një nga futbollistët më në formë të momentit në elitën e futbollit anglez. Talenti shqiptar, realizoi një tjetër paraqitje dinjitoze kësaj here ndaj gjigantëve të Mançester Junajtid duke mrekulluar edhe ish-mbrojtësin e Arsenalit, Martin Keoun.

pjimage (23)

Pas barazimit 1-1 që Sauthempton arriti në transfertë ndaj “Djajve të Kuq”, ish-legjenda e Arsenalit, nuk i kurseu elozhet për Brojën, ku për mikrofonin e BT Sport deklaroi:

“Duhet ta duartrokasim Armando Brojën për ritmin që ka. Më ka impresionuar vërtet te Sauthampton. Ka një fizik ekzemplar, arrin të fus topin atje ku Maguire nuk është në gjendje ta ndalojë. Broja ka gjithçka i nevojitet.

Ritmin është aty, shihni sesi arrin të fitojë një top. Kaq i shpejtë, i pëlqen loja një për një dhe me gjithë kundërshtarët rreth tij (ngacmim për Meguajër), ky sulmues është kaq i vështirë për të luajtur kundër tij”, deklaroi Keoun për BT Sport. 

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.