“Ka helmuar qytetarët me pesticide”/ Ervin Salianji: Niko Peleshi duhet të ishte i pandehur para gjykatës, por mbrohet dhe promovohet si Ministër i Mbrojtjes





Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar riemërimin në detyrë të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi. Me anë të një statusi në Facebook, Salianji shkruan se Peleshi ka helmuar qytetarët me pesticide në kohën kur ishte ministër i Bujqësisë.

ervin salianji

Sipas deputetit, prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme.

Skandali me helmet e rrezikshme, thotë Salianji, është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

“Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix? Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës  por mbrohet dhe  promovohet si Ministër i Mbrojtjes. Niko Peleshi  duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore”, shkruan Salianji.

Reagimi i plotë i Salianjit

Në qeverinë e ricikluar ofrohet dhe mbrojtje për Niko Peleshin!

Prej 2 vitesh, ndaj tij qëndron një dosje në SPAK, për përdorim pesticidesh të rrezikshme. Një sasi e madhe pesticidi me emrin ‘Silicon Mix’ shitej në Shqipëri si pleh kimik, gjatë kohës kur Peleshi ishte Ministër i Bujqësisë.

‘Silicon Mix’ ishte bllokuar nga AKU, por me një urdhër të ish-ministrit Niko Peleshi, bllokimi u hoq dhe në treg u shitën 4600 kilogram kimikat.

Skandali është evidentuar nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili akuzon ish-ministrin se ka shkelur ligjin.

Si mundet të bëhesh Ministër, kur ke helmuar qytetarët me pesticide si Silicon Mix?

Peleshi sot duhet të ishte i pandehur dhe me mbrojtës para gjykatës  por mbrohet dhe  promovohet si Ministër i Mbrojtjes.

Niko Peleshi  duhet të dalë sa më parë para drejtësisë për helmim të produkteve ushqimore.

241185121_4401207279901714_17855832137586232_n (1)
Dokumenti i publikuar nga Salianji

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *