Ka idhull Lukakun dhe krahasohet me Xhekon, Interi ndjek me interes sulmuesin 17-vjeçar








Interi po ndjek me interes një nga sulmuesit më premtues, 17-vjeçarin Aleksandar Kahviç, lojtar ku shumë skuadra i janë vënë pas për ta bërë për vete.

ALEKSANDAR KAHVIC

17-vjeçari i cili më 2 janar do të mbushë 18-vjeç, aktivizohet me U-19 e Crvena Zvezdës është 1,93 cm i gjatë i lindur në Doboj të Bosnje-Hercegovinës, krahasohet me sulmuesin aktual të zikaltërve, Edin Xheko, jo vetëm se janë bashkëkombës, por di të bëjë më së miri edhe krijimin e hapësirave, të finalizojë dhe të driblojë kundërshtarin.

Njësoj si idhulli i tij Romelu Lukaku.

ALEKSANDAR KAHVIC 1

Sipas mediave italiane, vendimtar për këtë operacion merkatoje mund të jetë dhe një nga ish-lojtarët e Interit të tripletës, Dejan Stankoviç i cili është dhe trajner i ekipit të parë të Crvena Zvezdës.

Talenti i vitit 2004 është aktivizuar më parë edhe te Internacionali i Beogradit ku në 24 ndeshje ka realizuar 16 gola.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *