Ka mbi 350 milionë abonentë, loja “Fortnite” nis tërheqjen nga Kina

10:32 03/11/2021

Loja mjaft popullore për të rinjtë “Fortnite”, nuk do të jetë më e disponueshme për qytetarët në Kinë.

Kompania e cila ka krijuar këtë lojë ka njoftuar se nga e hëna askush në Kinë nuk mund ta shkarkojë më në pajisjet teknologjike.

[embedded content][embedded content]

Kjo do të thotë se nuk do të ketë asnjë lojtar të ri. Po ashtu bëhet me dije se loja do të dalë jashtë funksionit në datën 15 Nëntor, pasi serverat në Kinë do të mbyllen.

Loja “Fortnite” është shumë popullore në mbarë botën. Ajo është bërë një fenomen kulturor dhe vitin e kaluar priti shfaqje muzikore nga artistë si Marshmello dhe Travis Scott , si dhe tre filma nga regjisori Christopher Nolan.

Loja kishte më shumë se 350 milionë lojtarë të regjistruar, por tashmë duket se numri i abonentëve do të bie shumë pasi në Kinë ka qenë mjaft e përhapur./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *