“Ka më shumë uri për dashuri e vlerësim sesa për bukë”/ Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Ambasada Amerikane e përkujton përmes këtij mesazhi





Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, shenjtores shqiptare që fitoi Çmimin Nobel për Paqe.

mesazhi

Ambasada Amerikane thekson se në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Po ashtu citohet një shprehje e Nënë Terezës, e cila thotë: “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”.

Mesazhi i plotë

Komuniteti global përkujton sot Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë dhe nderon Nënë Terezën, misionaren me origjinë shqiptare, murgeshën, fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe shenjtoren, e cila i kushtoi jetën e saj lehtësimit të vuajtjeve dhe dhimbjeve të më fatkeqëve. Shqipëria përkujton gjithashtu Ditën Kombëtare të Nënë Terezës në këtë rast. Në këtë ditë, na kujtohet rëndësia e bamirësisë, vullnetarizmit dhe filantropisë. Na kujtohet fuqia e madhe e dashurisë dhe kujdesit, dhe siç ka thënë Nënë Tereza; “Ka më shumë uri për dashuri dhe vlerësim në këtë botë sesa për bukë”.

nene 1

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *