“Ka nevojë për komunikim të sinqertë Tiranë- Prishtinë”, Ditmir Bushati: Shqipëria në vend që t’i japë këshilla publike Kosovës, duhet të bëjë detyrat e saj

ka nevoje per komunikim te sinqerte tirane prishtine ditmir bushati shqiperia ne vend qe ti jape keshilla publike kosoves duhet te beje detyrat e saj
ka nevoje per komunikim te sinqerte tirane prishtine ditmir bushati shqiperia ne vend qe ti jape keshilla publike kosoves duhet te beje detyrat e saj

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, tha sot në një intervistë në “Kjo Javë” në News 24, përballë Nisida Tufës se Shqipëria në vend që të japë këshilla publike për Kosovën, duhet të bëjë detyrat e saj.

Ai u shpreh se mes Tiranës dhe Prishtinës ka nevojë për një komunikim të sinqertë, teksa tha se Kosova nuk ka një derë më të afërt në rajon, por edhe më gjerë sesa në Shqipëri.

Si e patë sulmin në veri të Kosovës?

Sulmi nuk duhet të ishte surprizë për shumë kënd pavarësisht përfundimit tragjik me jetën e humbur të policit. 3-4 muaj më parë policë të Kosovës u rrëmbyen nga forcat serbe. Ka qenë një politikë e inspiruar nga Beogradi për të nxitur tensione në veri të Kosovës. Sot nuk jemi përballë dilemës në rast se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës do të dështojë, por jemi përballë dilemës nëse do të ketë stabilitet apo do të kemi përshkallëzim të dhunës në rast se e gjithë bota demokratike nuk e dënon njëzëri këtë akt agresioni që e ka inspirimin nga Beogradi zyrtar.

Kosova para dhe pas këtij sulmi si e përballoi?

Është për tu përshëndetur qëndrueshmëria e institucioneve të Kosovës, e kam fjalën për Qeverinë, Presidenten, që treguan një qëndrueshmëri të lavdërueshme për përballimin e kësaj situate. Qasja e BE-së ishte një qasje e menaxhimit të kontrolluar të situatës në rajon duke e ledhatuar disi Serbinë sepse për BE-në kishte një krizë shumë më të madhe në kontinent, pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Teza mbizotëruese e BE-së ka qenë që le ta menaxhojmë në mënyrë të kontrolluar, le të jemi sa më paqësor me Serbinë me shpresën që do ta tërheqim nga orbita ruse drejt Perëndimit. Kjo për fat të keq rezultoi që të ishte në kurriz të Kosovës dhe vendeve të tjera në rajon që e njohin mjaft mirë Serbinë.
Sulmi në veri të Kosovës ka nxjerrë edhe ndasitë mes Ramës dhe Kurtit. Raportet mes tyre janë të ftohta, edhe në stadium ishin larg njeri-tjetrit…
Duhet të shkojmë pak më thellë se sa te një foto e marrë nga stadiumi. Për fat të keq ne kemi një mungesë kohezioni të faktorit shqiptar në rajon. Në 2016 filluan të dalin mbi tavolinë tema që i kish zënë pluhuri i historisë dhe i arkitekturës rajonale për të cilën SHBA, BE dhe NATO kanë investuar. Në momentin që dolën në skenë tema sensitive që kanë lidhje me territoret, por jo me njerëzit, kanë lidhje me udhëheqësit, por jo me qeveritë, kjo shkaktoi një fragmentim të dëmshëm të faktorit shqiptar në rajon.

Çfarë ka ndodhur aktualisht?

Për Shqipërinë është i rëndësishëm avancimi i të drejtave të shqiptarëve në rajon.

Ku ka gabuar Rama me Kurtin?

Unë nuk do preferoj të merrem me individë pavarësisht peshës së pushtetit që kanë. Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është strategjike për ne. Ne duhet të kemi një koordinim kapilar mes nesh për çështje që kanë lidhje me interesin kombëtar. Ne mund të kemi politika të ndryshme për rolin e shtetit në ekonomi, por kur vjen puna për çështje kombëtare nuk e kemi luksin të kemi një ndarje. Në qoftë se më thua se çfarë mund të bëjë më mire Tirana unë them që më mire se të japë këshilla publike Kosovës se si duhet të shohë X apo Y gjë, ne duhet të bëjmë detyrat tona: kemi bërë një initiative përsa i përket Gjykatës Speciale, sot duhet të themi ku jemi me këtë. Procesi në Këshillin e Sigurimit ka nisur që në vitin 2007 dhe ishte kurorëzimi i një pune të madhe. Dy vjet pas uljes sonë në Këshillin e Sigurimit ne duhet të themi çfarë kemi bërë më mire. Kosova nga ana tjetër nuk ka një derë më të afërt sesa te Tirana.

E ka gjetur të hapur këtë derë?

Besoj se dyert janë të hapura, por ka nevojë për një komunikim më të sinqertë, ka nevojë për shtensionim dhe kohezion.

Rama në fjalimin e Kuvendit nuk i ka kursyer kritikat ndaj Kurtit. Cili është komenti juaj?

Plani franko-gjerman është pranuar nga Kosova. Ka një dokument të Brukselit dhe një aneks të Ohrit. Serbia ndonëse parimisht është shprehur dakord, nuk e ka vendosur firmën. Thelbi sa i përket angazhimeve ndërkombëtare është i qartë, Serbia nuk pranon pasojat e luftës në ish-Jugosllavi.

Si vjen shtensionimi i situatës mes dy vendeve?

Ne jemi një komb, ne nuk e barazojmë dot marrëdhënien e Shqipërisë me Kosovën me dy emra të përveçëm. Ka nevojë për bashkërendim kapilar në të gjitha institucionet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts