“Ka patur një debat me tone të larta mes avokatit Mëngjesi dhe organizatorit të sulmit”- Gazetarja Lala tregon si ka nisur zanafilla e konfliktit: Ja për çfarë kontrate bëhej fjalë që nuk u zbatua

ka patur nje debat me tone te larta mes avokatit mengjesi dhe organizatorit te sulmit gazetarja lala tregon si ka nisur zanafilla e konfliktit ja per cfare kontrate behej fjale qe































Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur zanafillën e konfliktit që çoi në sulmin e dhunshëm ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

lala

Sipas gazetares Lala, organizatori i sulmit është Dritan Nano, i cili është një nga 8 trashëgimtarët e një prone, për të cilin me avokatin Mëngjesi ishte lidhur një kontratë.

Kanë qenë dy familje, Brari dhe Sheqeri të cilat kanë qenë në një konflikt për një pronë në zonën e Liqenit të Tiranës. Avokati Mëngjesi ka mbrojtur interesat e familjes Sheqeri, duke bërë që të fitonte edhe procesin gjyqësor. Por ata kishin nënshkruar një kontratë, ku thuhej se avokati nuk do ti merrte para, por do të merrte një pjesë nga investimi.

Pasi fito gjyqin, trashëgimtari Dritan Nano nuk ka pranuar të zbatonte kontratën dhe këtu nisi edhe konflikti.

“Bëhet fjalë për një konflikt gjyqësor mes familjeve Brari dhe Sheqeri në kryeqytet. Familja Brari dhe Sheqeri pretendonin një sipërfaqe toke në një zonë të lakmuar tek zona e Liqenit, ku sot janë ngritur pallate shumë kateshë. Duke qenë se ishin në përplasje shumë të forta, familja Sheqeri kontakton avokatin Sokol Mëngjesi, i cili lidh një kontratë me ta që nuk do merrte para, por do të merrte një pjesë të investimit, një pjesë të sipërfaqes në atë zonë. Nga 8 trashëgimtarët e familjes Sheqeri, pasi të përfundojë procesi gjyqësor do të zbatohej kontrata që ishte lidhur mes palëve. Gjyqi është fituar nga familja Sheqeri që i mbronte Sokol Mëngjesi dhe duhej të vihej në zbatim kontrata. Pjesa më e madhe e trashëgimtarëve kanë qenë dakord që kontrata të zbatohej. Dritan Nano që është njëri nga trashëgimtarët ka refuzuar të zbatojë kontratën. Këtu ka nisur edhe përplasja. Ka pasur një debat të ashpër mes palëve, mes Dritan Nanos dhe avokatit, gjë që është pranuar edhe nga personat që kanë qenë dëshmitarë. Në momentin që është bërë debati, Dritan Nano ka organizuar grupin. Ata kanë shkuar për të bërë një sulm për të thënë sa ne kemi të drejtë. Ndërkohë që kontrata nuk është zbatuar”, tha Lala ne emisionin Open.

Po ashtu, Lala tha se në momentin që avokati ka lënë fëmijën dhe ka dalë ka patur një replikë në distancë. “Kjo tregon një njohje mes zotit Mëngjesi dhe agresorëve. Ata janë afruar dhe në syrin e dhjetëra dëshmitarëve, Dorian Alia e ka goditur atë me dorezë metalike. Avokati është rrëzuar dhe më pas Dorian Alia bashkë me Drivald Alian e kanë shkelmuar gjatë gjithë kohës që ai ishte i rrëzuar në tokë. Janë larguar qetësisht dhe më pas janë marrë me një makinë nga Romario Tabaku që është në kërkim. Deri tani i vetëdorëzuar është vetëm Dorian Alia”, tha gazetarja.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts