“Ka qenë një privilegj”, Solskjaer i jep lamtumirën Junajtid mes lotëve








Mançester Junajtid zyrtarizoi shkarkimin e Ole Gunar Solskjaer. Shkak u bënë rezultatet negative që ‘Djajtë e Kuq’ kishin në kampionat. Në një intervistë tekniku u shpreh i lumtur për aventurën e tij.

trajner

“Jam shumë krenar. Sigurisht kjo është një nga ato gjëra që ti i ëndërron në jetë. Kjo ishte e vetmja detyrë që nuk e kisha patur në klub, por ja arrita. Ka qenë shumë frymëzuese dhe e kam shijuar që nga minuta e parë deri në të fundit. Dua të falenderoj të gjithë lojtarët që kam stërvitur. Ka qenë një privilegj ”.

Solskjaer foli dhe për një moment kyç gjatë drejtimit të skuadrës

“Finalja e humbur ndaj Vijarealit në Europa Ligë. E di që atë ndeshje ne duhet të fitonim, por nuk ja dolëm dot. Tani mund të thoni që do largohesha me nder nëse do të fitoja atë trofe, por kënaqësia nuk është vetëm tek fitimi i titujve”.

Solskjaer u emërua trajner i Mançester Junajtid në vitin 2018.

man unt

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *