Ka sakrifikuar gjithçka për futbollin, heroina Megi Doçi: Një ëndërr e realizuar









Megi Doçi është vajza që sakrifikoi gjithçka për futbollin, duke u kthyer në një rekordmene golash, ndërsa dje përjetoi si protagoniste absolute kualifikimin historik të Vllaznisë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Megi Doci

Për 25-vjeçaren është si një ëndërr ky moment fantastik dhe pas ndeshjes së djeshme ajo lëshoi edhe lot gëzimi. Doçi dha një asist fantastik në golin e parë të shënuar nga Paterson, ndërsa ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm në ndeshjet e Champions-it.

SUKSESI

“Sigurisht që kemi lot gëzimi. Është një moment shumë i rëndësishëm për të gjitha ne vajzat, për stafin teknik, presidencën dhe tifozët që na kanë ndjekur gjithë këto vite. Shpërblehet gjithë puna e këtyre viteve, ku jemi stërvitur me shumë përkushtim. Kemi shpresuar shumë, kemi luajtur fort në çdo ndeshje dhe tashmë arritëm këtë sukses historik. Unë e di që është pritur shumë nga qyteti, nga mediat dhe nga të gjithë.

Mendoj se është një krenari e ligjshme kjo që kemi arritur. Është një ëndërr e realizuar, sepse kemi punuar gjatë gjithë kohës. Shumë djersë, shumë sakrifica dhe gjithçka shpërblehet në fund. Është emocion që të luash përpara këtyre tifozëve dhe për ne e rëndësishme është që u kualifikuam”, ka thënë pas ndeshjes së djeshme Doçi, e cila ndaj Vorsklës shënoi një gol shumë të bukur në sfidën e parë që përfundoi 1-1.

Më 3 tetor hidhet shorti, por mesfushorja kërkon që gjërat të shihen në vazhdimësi. “Sa i përket ndeshjeve në fazën e grupeve, është herët për të premtuar. Do shohim shortin dhe më pas do të flasim”, përfundoi liderja e skuadrës shkodrane.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *