Ka shënuar rekordin prej 58 gradë Celsius/ Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga dëbora, temperaturat bien nën zero (FOTO)

Shkretëtira e Saharasë është mbuluar nga dëbora pasi temperatura ra nën zero.

Ky është fenomen shumë i rrallë në shkretëtirën më të madhe në botë, ku temperatura ka shkuar deri në 58 gradë. Fotografi Karim Bouchetta i bëri fotografitë mahnitëse në qytezën Ain Sefra, që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Algjerisë. Gjatë natës, temperatura atje ra në -2 gradë, shkruan Daily Mail.

Saha1
 

Kjo është vetëm hera e pestë në 42 vitet e fundit që qyteza ka parë borë mbi rërë. Në të kaluarën, kjo gjë kishte ndodhur më 1979, 2016, 2018 dhe 2021.

Ain Sefra, e njohur edhe si “Porta e Shkretëtirës”, shtrihet rreth 910 metra mbi nivelin e detit dhe është e rrethuar nga Malet Atlas.

Shkretëtira e Saharasë përbën pjesën më të madhe të Afrikës Veriore dhe i është nënshtruar disa herë ndryshimit të temperaturës dhe lagështisë në qindra mijëra vjetët e fundit.

Ndonëse kjo hapësirë është e thatë në ditët tona, besohet se ajo të bëhet përsëri e gjelbër pas rreth 15.000 viteve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.